Ademi viziton stadiumin e Feronikelit: Po punohet intensivisht për ta kategorizuar nga UEFA

Stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas po merr formën e një impianti modern. Në këtë stadium kanë nisur të vendosen ulëset në tribuna, derisa po punohet edhe në pjesë tjera.

E sot për vizitë në këtë stadium ka qëndruar i pari i FFK-së, Agim Ademi.

“Sot vizitova punimet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku po punohet intensivisht për ta përgatitur për kategorizim nga UEFA dhe për ndeshje ndërkombëtare të klubeve tona. Përgëzova kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovci për përkushtimin për sport, veçanarisht për futboll me rregullimin e një stadiumi të tillë. Uroj që ky impiant sportiv në korrik të këtij viti do të jetë t’i gatshëm me të gjitha kriteret për t’i gostitur ndeshjet ndërkombëtare të klubeve dhe të ekipeve kombëtareve të kategorive të reja. Kësisoj, përveç stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jenë si alternativë edhe stadiumet “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe “Rexhep Rexhepi” në Drenas”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *