Real Madrid edhe zyrtarisht arrin marrëveshje me talentin 16-vjeçar

Real Madridi ka arritur marrëveshje me futbollistin e talentuar brazilian, Endrick dhe familjen e tij.

16-vjeçari që luan te Palmeiras në Brazil do t’i bashkohet Los Blancos pas dy vjetësh kur edhe mbush 18 vjeç, shkruan Demokracia.com.

Lojtari në ditët në vijim do të udhëtojë drejt Madridit për të vizituar ambientet e klubit.

“Real Madrid CF, Sociedade Esportiva Palmeiras, Endrick dhe familja e tij kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës lojtari do të jetë në gjendje t’i bashkohet Real Madridit kur të jetë rritur në korrik 2024”.

“Deri atëherë, Endrick do të vazhdojë stërvitjen e tij në SE Palmeiras. Lojtari në ditët në vijim do të udhëtojë drejt Madridit për të vizituar ambientet e klubit tonë”, thuhet në komunikatën e Real Madridit./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *