Ballkani ia vazhdon kontratën Ilir Dajës deri më 2026

Ilir Daja do të vazhdojë ta drejtojë Ballkanin deri në vitin 2026. Ndonëse kampioni në fuqi në fillim të këtij stinori ka krizë rezultatesh dhe ia ka mundësuar konkurrentëve, Llapit e Dritës t’i afrohen në garë për titull, drejtuesit e Ballkanit, përkatësisht kryetari i klubit, Arsim Kabashi ka vendosur që t’ia zgjasë kontratën trajnerit.”Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë. Ai me “orkestren” e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë. Ne i kemi besuar të na prijë betejave. Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë! Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh. Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026. Bashkë kemi nisur t’i shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë! Na priftë e mbara!”, ka shkruar FC Ballkani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *