Vanessa Hoti debuton me Kosovën, ndihet krenare që përfaqëson vendlindjen e prindërve

Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave i është bashkuar një armë e fortë në pozitën e mesfushës.

Bëhet fjalë për Vanessa Hotin, mesfushoren e skuadrës së Baselit, që debutoi me fanellën dardane në ndeshjen kundër Estonisë.

25-vjeçarja për Kanal10 deklaroi se debutimi me Kosovën ishte një ndjenjë e papërshkrueshme.

“Debutimi me Kosovën ishte një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj. Ndihem shumë krenare që përfaqësoj vendin ku kanë lindur prindërit e mi. Shpresoj që të kem sa më shumë paraqitje me këtë fanellë”, tha fillimisht Vanessa Hoti.

Tutje, Hoti tha se vendimi për ta përfaqësuar Kosovën ishte zgjedhje zemre.

“Nuk hezitova fare të pranoja Kosovën pasi këtë shtet e kam në zemrën time. Do të jap maksimumin në çdo ndeshje me Kosovën dhe shpresojmë që në të ardhmen të arrijmë suksese të mëdha”, shtoi mesfushorja e Baselit.

25-vjeçarja paraqitet rregullisht me Baselin në elitën e futbollit zviceran dhe është njëra nga lojtaret më të rëndësishme të ekipit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *