Batatina: Prishtina nuk tregoi futboll

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar se rivalja e së dielës, Prishtina, nuk luajti futboll. Llapi e Prishtina barazuan pa gola në Podujevë.

Ai ka lënë përgjegjës për barazimin pa gola edhe arbitrin Dardan Çaka.“Llapi nuk humbi dhe kjo është e rëndësishme. Por jemi përgatitur për të fituar. Dhame gjithçka nga vetja. Luajtëm mirë taktikisht. Jemi në garë për titull dhe do luftojmë deri në fund. Arbitri dha kartona të lehtë në fillim dhe kjo ndikoi që djemtë të luajnë të rezervuar. I njëjti arbitër ka qenë ndaj Lirisë kur lojtarët e Llapit u ndëshkuan me dy kartonë të kuq. Penallti në fund kishte, kontakti ka ekzistuar”, ka thënë Batatina.

“Prishtina nuk tregoi futboll. Po vinë të na shesin mend, por nuk po tregojnë futboll. Sot i humbëm dy pikë, ka ndeshje dhe këto pikë do t’i rikuperojmë në udhëtim. Lufta është e ashpër, diferenca është një pikë. Kemi kohë dhe potencial për të luftuar deri në fund për titull të kampionit”, ka shtuar tekniku llapjan./Koha.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *