July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Deschamps: Tani duam titullin

1 min read

“Emocioni, krenaria, sot ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Ne kemi një muaj që jemi bashkë me lojtarët, nuk është asnjëherë e lehtë dhe gjithashtu kemi qenë me fat deri tani, lojtarët janë shpërblyer si një ekipi dhe do të kërkojmë titullin të dielën”.Kështu ka thënë trajneri i Francës, Didier Deschamps, në fund të gjysmëfinales së Kupës së Botës në Katar të fituar 2-0 ndaj Marokut.


“Një mbrëmje e pabesueshme, e dinim se ishte një ndeshje e vështirë, Maroku është një ekip i jashtëzakonshëm. Por ne fituam dhe tani duhet të mendojmë për finalen. Kemi pasur një muaj të jashtëzakonshëm dhe kemi punuar shumë për të arritur këtë, tani të rikuperohemi që të jemi në 100% të dielën”.Kështu deklaroi Theo Hernandez, autori i njërit prej dy golave ​​me të cilët Franca mundi Marokun dhe pushtoi finalen e Kupës së Botës në Katar.A është Messi i frikshëm? “Jo, por ne e dimë se Argjentina është një ekip i jashtëzakonshëm dhe ne duhet të jemi në maksimumin tonë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *