February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Muhamet Hyseni “Ylli i Javës” për herë të katërt

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 21-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Llapi, Muhamet Hyseni.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Blerim Haxholli, Selajdin Jerliu dhe Luan Tabaku

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 21-të t’i takojë Muhamet Hysenit, lojtar i FC Llapi, pasi në fitoren kundër Fushë Kosovës pati paraqitje shumë të mirë, duke realizuar një gol dhe një asist në fitoren bindëse, 3:0. Për Hysenin ky është çmimi i katërt në këtë edicion.

Pasi mori këtë çmim futbollisti llapjan u shpreh i lumtur për vlerësimin. “Jam i Iumtur që për herë të katërt nderohem me këtë çmim. Falënderues çdoherë për ata që më vlerësuan. Çmimin e ndaj me bashkëlojtarët. Meritat janë të përbashkëta, pasi futbolli është një sport kolektiv dhe pa bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Falënderoj klubin e Llapit, e në veçanti stafin e trajnerëve që po bëjnë një punë shumë profesionale dhe po na japin mbështetje të parezervë, e ku punën e tyre po e vërtetojmë me paraqitje të mira në çdo ndeshje. Për mua është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm. Nuk do të ndalem asnjë moment për suksese të reja…Forca Llapi! Forca Legjenda”, ka theksuar Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *