July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Ramadani pas fitores ndaj Ballkani: Ishte e merituar, gjyqtari ishte skandaloz

2 min read

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve dhe fitoren ndaj Ballkanit, por jo edhe ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari kryesor, Ilir Mehmeti.

Drita ka fituar derbin e javës së 21-të ndaj Ballkanit me rezultat 1-0, falë një goli të shënuar me kokë nga mbrojtësi Juan Mesa.

Kjo fitore e ka gëzuar trajnerin e vendasve, Ramadani, i cili ka përgëzuar futbollistët e tij, por ka kritikuar gjyqtarit Mehmeti duke e cilësuar skandaloz.

“Ishte një fitore e merituar. Objektivi që kishim u arrit me mund dhe sakrificë nga lojtarët e Dritës. Nuk ka ndeshje pa tension, por sigurisht se në derbi është edhe më i madh. Edhe Ballkani edhe ne patëm paraqitje të mirë, por sot ishim ne ata që merituam fitoren”, ka thënë fillimisht Ramadani pas ndeshjes.

“I vetmi ishte gjyqtari që nuk meriton përgëzim. Ishte skandaloz për të dyja ekipet. Na ka dëmtuar shumë, sidomos në kartonin që ndau për Blerim Krasniqin dhe unë nuk arrita të përmbahem duke parë që i bëhet dëm ekipit dhe neve”.

“Nuk kemi bërë asgjë të veçantë, kemi bërë detyrën tonë dhe tash na pret ndeshje tjetër pas tre ditësh”.

“Kjo lojë, angazhim dhe fitore është një ftesë për ‘Intelektualët’ që të kthehen në tribuna. Ta lënë anash mërzinë dhe të kthehen t’i mbështesin këta lojtarë, sepse siç na duhen neve, u duhemi edhe ne atyre”, përfundoi trajneri i Dritës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *