July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 5, 2024

Kimmich përplaset me ndihmësin e Tuchel, senatorët të zhgënjyer me trajnerin

1 min read

Thomas Tuchel konfirmohet në stolin e Bayernit, të paktën për momentin, megjithatë skenarët mund të ndryshojnë nga momenti në moment.

Kjo pasi raportet e trajnerit me senatorët e ekipit nuk janë aspak të mira dhe pikërisht kjo duket të jetë arsyeja që bavarezët kanë pësuar tre humbje radhazi, dy në kampionat dhe një në Champions.

Pas disfatës ndaj Bochum, Joshua Kimmich u konfrontua ashpër me ndihmësin e Tuchel, Zsolt Low, teksa vetëm ndërhyrja e kapitenit Manuel Neuer bëri që mes të dyve të shmangej një sherr me duar.

Përveç Kimmich, edhe Muller, Goretzka e De Ligt nuk kanë raporte të mira me trajnerin Tuchel, që duket se ka humbur tërësisht kontrollin në dhomat e zhveshjes dhe nëse shkarkimi nuk erdhi këtë fundjavë, mund të vijë në të ardhshmen në rast të një tjetër rezultati negativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *