June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Agim Ademi konfirmon: Trajneri i ri i Kosovës do të zgjidhet brenda javës

Trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës do të jetë një gjermanofolës.

Kështu së paku ka bërë të ditur për KosovaPress presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ai ka thënë se brenda dy ditësh mund edhe të bëhet zyrtarizimi i trajnerit të ri me nënshkrimin e kontratës mes dy palëve.

“Trajneri do te emërohet dhe do te nënshkruhet kontrata në Prishtinë. Do të jetë gjermanofolës dhe sigurisht këto dy ditë presim deklarimin e tyre në pranimin e ofertave tona që i kemi dërguar”, ka thënë Ademi.

Ndryshe, Kosova është pa trajner që nga koha e largimit të Primoz Glihas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *