June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Prishtina e nis me fitore stinorin pranveror

Skuadra e Prishtinës e ka nisur me fitore stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina të dielën mposhti Feronikelin 74 me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe i takoi javës së 19-të të elitës së futbollit kosovar.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Emmanuel Egbo shënoi golin e parë në minutën e 22-të nëpërmjet sulmuesit Jalen Blesa. Blesa u asistua nga Hasan Hyseni.

Golin e dytë e shënoi kapiteni Mërgim Pefqeli. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 58-të Prishtina është në seri të gjatë pa humbje.

Me fitore, Prishtina është ngritur në vendin e katërt me 29 pikë, sa ka edhe Malisheva një pozitë më poshtë.

Të drejtuarit e trajnerit Shefki Kuqi, Feronikeli 74 zë vendin e shtatë me 21 pikë.

Në javën e 20-të Prishtinën e Feronikelin 74 i pret punë e vështirë. Të dyja ekipet luajnë në udhëtim. Prishtina i shkon Gjilanit, kurse Feronikeli 74 kampionit të Kosovës, Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *