June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Kryetari i dardanëve: Unë dhe grupi do të jemi përkrah Kosovës, pavarësisht gjithçkaje, çdoherë dhe në çdo kohë

Kosova dje mësoi kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve në shortin që u hodh në Paris të Francës.

Rumania, Qipro dhe fituesi i ndeshjes Lituani – Gjibraltar janë rivalët e Dardanëve në Grupin 2 në Ligën C. Ky short është cilësuar si korrekt dhe i mundshëm për Kosovën për ta fituar, derisa numri një i tifozërisë së Kosovës, Dardanët, Lulëzim Berisha ka thënë se ata janë gati dhe do ta mbështetin Kosovën në çdo kohë.

“Ajo që është e rëndësishme, unë dhe grupi që drejtoj do të jemi përkrah Kosovës, pavarësisht gjithçkaje, çdoherë dhe në çdo kohë”, ka shkruar ndër të tjera Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Dje u hodh shorti për Ligën e Kombeve. Një tjetër mundësi për t’u shfrytëzuar nga kombëtarja jonë, për të dalë tek ajo që duam të gjithë: pjesëmarrjen në një garë të çmuar. Kundërshtarët, sido që të jenë në letër, kanë bagazh në futboll, andaj vetëm me futboll mund t’i eliminojmë, rrjedhimisht t’i lëmë prapa. Ajo që është e rëndësishme, unë dhe grupi që drejtoj do të jemi përkrah Kosovës, pavarësisht gjithçkaje, çdoherë dhe në çdo kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *