June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Llapi nuk ndalet, prezanton edhe një përforcim

KF Llapi dhe sulmuesi i krahut të djathtë, Erduan Smajli kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi.

20-vjeçari vjen nga Superiorja e Shqipërisë, ku u paraqit për skuadrën e Kukësit, teksa është rritur dhe formuar tek ekipi zviceran, Young Boys.

Ai është prezantuar nga Drejtori Sportiv i Llapit, Mentor Zhdrella, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje dhe suksese në vazhdim me klubin.

“Është kënaqësi për mua t’i bashkohem një klubi shumë të organizuar dhe me futbollistë shumë cilësor. Mikëpritja ka qenë shumë e mirë si nga trajnerët ashtu edhe nga bashkëlojtarët. Po më pëlqen ambienti dhe puna që po bëhet dhe na mbetet që të punojmë dhe t’i arrijmë objektivat e klubit”, është prononcuar për faqen zyrtare të klubit, sulmuesi Smajli me rastin e prezantimit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *