Çudia e kategorizimit të sporteve nga MKRS, futbolli e basketbolli në kategorinë B !!!

Në media të ndryshme është publikuar lista preliminare e kategorizimit të sporteve në Kosovë për vitin 2024 nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport. Kategorizimi përcakton nivelin e mbështetjes që secila degë sportive do të marrë nga institucionet publike gjatë këtij viti.

Ajo që bie në sy dhe që ka shkaktuar kritika ndaj MKRS-së dhe debat lidhur me këtë kategorizim është pozicionimi i futbollit dhe basketbollit. Dy sportet më të popullarizuara në vendin tonë, gjejnë vend në kategorinë B, ndërsa në kategorinë A, përveç xhudos, si sport që i ka sjellë Kosovës medalje olimpike, evropiane e botërore, janë përfshirë edhe hendbolli dhe volejbolli.

Ky vendim ka shkaktuar pakënaqësi te komuniteti sportiv dhe tifozët, duke lënë dyshime mbi kriteret dhe vlerësimet që kanë çuar në këtë renditje. Në një vend si Kosova, ku futbolli dhe basketbolli janë pasion i gjerë i të rinjve dhe të moshuarve, por që nuk kanë munguar sukseset e tyre as në arenën ndërkombëtare, kategorizimi i tyre në kategorinë B është bërë me të drejtë subjekt polemikash.

Derisa nuk ka ende shpjegime zyrtare për një renditje të tillë të kategorizimit të sporteve, komuniteti sportiv me të drejtë kërkon transparencë dhe përfshirje në procesin e hartimit të kësaj liste. Pyetjet janë të shumta: Kush janë ata që i bëjnë vlerësimet? Cilat janë kriteret e përdorura? Pse disa sporte me bazë tifozësh dukshëm më të madhe dhe një ndjekje masive janë kategorizuar në nivel më të ulët?

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport duhet të japë sqarime rreth këtyre vendimeve në lidhje me kategorizimin e sporteve në Kosovë për vitin 2024, ndonëse nuk ka asnjë logjikë të shëndoshë që na bën të besojmë që futbolli e basketbolli, si dy sportet më të popullarizuara dhe më të organizuara duhet të renditen në kategorinë B.

Kategoria A

Federata e Xhudos e Kosovës – 113.57 pikë

Federata e Hendbollit e Kosovës – 87.8 pikë

Federata e Volejbollit e Kosovës – 85.2 pikë

Kategoria B

Federata e Futbollit e Kosovës – 83.5 pikë

Federata e Boksit e Kosovës – 83.2 pikë

Federata e Basketbollit e Kosovës – 80.65 pikë

Kategoria C

Federata Atletike e Kosovës – 73.95 pikë

Federata e Pingpongut e Kosovës – 73 pikë

Federata e Mundjes e Kosovës – 68.8 pikë

Kategoria D

Federata e Skitarisë e Kosovës – 59.81 pikë

Federata e Bodybildingut e Kosovës – 54 pikë

Federata e Notit e Kosovës – 53.06 pikë

Federata e Tenisit e Kosovës – 52.9 pikë

Federata e Gjimnastikës e Kosovës – 51.46 pikë

Federata e Triathlonit e Kosovës – 50.65 pikë

Federata e Kickboxit e Kosovës – 48.215 pikë

Federata e Taekwondos e Kosovës – 46.66 pikë

Federata e Badmintonit e Kosovës – 46.61 pikë

Federata e Çiklizmit e Kosovës – 45.5 pikë

Federata e Shahut e Kosovës – 44.57 pikë

Federata e Ragbit e Kosovës – 44.5 pikë

Federata e Autosporteve e Kosovës – 43.42 pikë

Federata e Kajakimit e Kosovës – 42.74 pikë

Federata e Bjeshkatarisë e Kosovës – 42.5 pikë

Federata e Aeronautikës e Kosovës – 42.5 pikë

Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës – 41 pikë

Federata e Sportit Shkollor e Kosovës – 40.2 pikë

Federata e Golfit e Kosovës – 40 pikë

Federata e Bowlingut e Kosovës – 36 pikë

Federata e Sportit Universitar e Kosovës – 35 pikë

Federata e Biliardos e Kosovës – 33.5 pikë

Federata e Motoçiklizmit e Kosovës – 33 pikë

Federata e Muaythai e Kosovës – 32 pikë

Federata e E-sports e Kosovës – 25.1 pikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *