Ferdinand: Messi luan si të ishte Perëndi

Argjentina dhe Kroacia do të luajnë të martën në orën 20:00 në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar.

Ish-futbollisti i “Tre Luanëve”, Rio Ferdinand, në prag të këtij dueli ka lavdëruar yllin argjentinas, Lionel Messi.

“Messi është futbollisti më i mirë që Kupa e Botës ka parë ndonjëherë. Ai luan si të ishte një Perëndi. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, tha Ferdinand.

Një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave shënoi katër gola dhe shënoi dy asistime në pesë ndeshjet e deritashme në Katar. Ai u përfshi drejtpërdrejt në gjashtë nga nëntë golat e “Gauchosëve”.

Para fillimit të këtij Botërori, Messi njoftoi se kjo do të jetë pjesëmarrja e tij e fundit në këtë garë, derisa i vetmi trofe që i mungon në karrierën e tij është pikërisht Kupa e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *