Amir Rrahmani flet pas golit të fitores: Jam i lumtur me fitoren

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani arriti të shënonte një gol për t’ia dhuruar tri pikë Napolit në ndeshjen e javës së 20-të në Serie A.
Rrahmani pas ndeshjes ndaj Salernitanas foli për migrofonin e DAZN-it dhe shpreh shumë i lumtur me fitoren e arritur, shkruan Indeksonline
“Kishte një tension, por veprimet nuk ishin të lehta. Të jesh kampion i Italisë dhe t’i kesh këto rezultate është një situatë e vështirë. Kemi kaluar disa momente jo të mira, por jam shumë i lumtur me fitoren. Pushimi na ndihmoi shumë, sepse të gjithë kemi familje.
“Nuk jam i lumtur sepse këtë sezon kemi pranuar shumë gola. Ky vit është dhe do të jetë shumë i vështirë për ne”, përfundoi futbollisti kosovar
Kujtojmë që Amir Rrahmani shënoi golin e fitores në minutat e fundit dhe ky ishte goli i tij i parë këtë sezon në 15 paraqitje. /Futbolli.info