Etrit Berisha mund të largohet nga Torino, kontaktohet nga klubi tjetër i Serie A

Etrit Berisha mund të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të janarit.
Portieri shqiptar nuk është në planet e Torinos, teksa nuk e ka as besimin e trajnerit, Vanja Milinkovic-Savic.
Sipas “Tuttomercatoweb”, Salernitana ka nisur kontaktet me Berishën rreth një transferimi të mundshëm në janar.
Klubi nga Campagna po përballet me lëndimin e portierit, Luigi Sepe, dhe është në kërkim të një portieri për pjesën e dytë të sezonit.
Edhe 33-vjeçari mendohet se mund të jetë i gatshëm për të ndryshuar skuadër.
Berisha me Torinon ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Sipas “Transfermarkt”, portieri i Kombëtares shqiptare në treg vlerësohet me 600 mijë euro.