Karton i kuq për Mourinhon, Roma barazon me Atalantën

Skuadra e Romës u takua me Atalantën në xhiron e 19-të të Serisë A italiane dhe pati shumë më tepër nga loja në “Olimpico”-n e saj, por nuk arriti të merrte pikët e plota pasibarazoi me rezultatin 1-1.
Pjesa e parë ofroi shumë më tepër emocione për publikun dhe rezultati u hap në minutën e tetë, kur Teun Koopmeiners shënoi gol. “Olimpico” u hesht pak në këto momente, por Roma vazhdoi të ushtronte presion më të madh pas golit si mysafir dhe fitoi një penallti në minutën e 39-të. Shënues i saktë ishte Paulo Dybala dhe rezultati në pjesën e parë ishte 1-1.
Roma ishte ekip më i mirë në pjesën e dytë. Skuadra e Jose Mourinhos goditi tetë herë portën dhe donte të merrte tre pikë të rëndësishme para shikuesve të vet, por në minutën e 80-të pamë një lojë më pak të qetë, ndonëse nuk mungonte dinamika në fushë. Deri në fund të ndeshjes, Atalanta nuk kërcënoi asnjëherë para portës vendase,derisa Lukaku pati dy raste të tjera solide për të udhëhequr Romën, por rezultati përfundimtar mbeti 1-1. Në fund, me karton të kuq u ndëshkua Jose Mourinho, i cili u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një kundërshtimi. Atalanta mbetet në pozitën e gjashtë me tridhjetë pikë, ndërsa Roma në vendin e tetë, dy pikë më pak se skuadra e Gasperinit. Në turin e ardhshëm, “ujku” do të udhëtojë për një vizitë të vështirë në Milano , ndërsa Atalanta do të jetë favorit në shtëpi ndaj Frosinones.