Gabriel Jesus humbet ndeshjen me Liverpoolin

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus do të humbasë ndeshjen e Kupës FA kundër Liverpoolit, pasi ka një dëmtim të lehtë në gju.
Problemi besohet të jetë i vogël. Jesus, i cili ka bërë 21 paraqitje në këtë sezon, humbi fillimin e sezonit pasi iu nënshtrua një operacioni.
Pas ndeshjes me Liverpoolin, Arsenali do të përballet me Crystal Palace më 20 janar, ndërsa 10 ditë më pas, Topçinjtë vizitojnë Nottingham Forest.
Takimi i sotëm i FA Cup zhvillohet nga ora 17:30