June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 11, 2026

Vazhdon operacioni “fshesa” te Drita, Haziraj largimi i radhës

Rilind Haziraj do jetë futbollisti i radhës që do largohet nga Klubi Futbollistik “Drita”, mëson Gazeta “Enigma”.

Sulmuesi i cili erdhi në afatin kalimtar të verës nga Fushë Kosova te klubi gjilanas, do të mbyll kështu bashkëpunimin me ‘bardhekaltërit’ pa lënë shumë gjurmë.

Siç mëson Gazeta “Enigma” ai do t’i bashkohet klubit të Malishevës.

Ai më shumë ishte pjesë e ekipit të 21 vjeçarëve të Dritës, se në ekipin e parë.

Haziraj largohet kështu pas Agyares dhe Dylian.

Kujtojmë që më parë Haziraj ishte pjesë e Fushë Kosovës në Ligën e Parë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *