July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Në shenjë përkujtimi: Enver Sylejmani, miku dhe ambasadori i futbollit

2 min read

Shkruan: Agim Ademi, president i FFK-së

Ndjenjat tona sot janë të mbyllura në fjalët e pakta, pasi një mik i vërtetë ka lënë këtë botë – figura e shquar e futbollit shqiptar, Enver Sylejmani, ambasadori i pasionit për futbollin. Enver ishte më shumë se një mik; ishte një vëlla, një njeri me një zemër të madhe për futbollin dhe miqësinë. Ndaj sot kujtimet e shumta të kohës së kaluar së bashku në shumë ngjarje dhe manifestime futbolli. Si në çdo event tjetër të FFK-së, ai, ishte i pranishëm edhe në ceremoninë e këtij fundviti “Laureatët 2023”. Së bashku mes miqsh të shumtë shijuam momente kënaqësie dhe krenarie për arritjet e përbashkëta në fushën e futbollit gjatë vitit. Por fatkeqësisht, ajo mbrëmje doli të jetë ndeja jonë e fundit. Fotoja që realizuam bashkë tashmë mbart një vlerë të veçantë –  ajo tregon miqësinë dhe dashuri për futbollin. Enver Sylejmani iku shpejt nga kjo botë, duke lënë një boshllëk të thellë në zemrat tona. Ai punoi pa u lodhur për futbollin dhe e shfaqi pasionin e tij në çdo hap. Në këtë moment të trishtueshëm, kujtoj angazhimin dhe dedikimin e tij ndaj këtij sporti, teksa në kujtimet tona, ai do të jetë gjithmonë aty, duke na inkurajuar dhe frymëzuar me pasionin dhe zellin e tij për futbollin. Sikurse një top që rrotullohet pa ndal, ashtu edhe Enver Sylejmani shpërndante dritën e tij të veçantë dhe pozitivitetin kudo. Në këtë ditë kur ai përfundimisht na braktisi nga kjo botë, shpreh respektin dhe mirënjohjen për këtë njeri të jashtëzakonshëm, i cili la gjurmë në historinë e futbollit në Maqedoninë e Veriut, por edhe në atë mbarëkombëtar me vlerat e tij të atdhedashurisë dhe të bashkimit. I pavdekshëm kujtimi për Ty, miku im Enver!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *