July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Shefki Kuqi, trajner i ri i Feronikeli ‘74

1 min read

Presidenti i klubit Feronikeli ’74, Erlind Krasniqi ka konfirmuar se Shefki Kuqi do të jetë trajner i ri i skuadrës nga Drenasi.

Dje (e enjte) gjatë ditës, Feronikeli ’74 konfirmoi se ka arritur marrëveshje me Xhengiz Rexhepin, për shkëputjen e kontratës.

Dhe nuk ka shkuar as një ditë e plotë, klubi drenicas ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri.

Bëhe fjalë për trajnerin vushtrrias, Shefki Kuqi, i cili do ta udhëheq Niklin në pjesën pranverore të sezonit 2023/24.

Është presidenti i klubit, Erlind Krasniqi, i cili ka konfirmuar marrëveshjen me 47-vjeçarin vushtrrias në një prononcim për Telegrafin.

“Kemi arritur marrëveshje me Shefki Kuqin, ai do ta udhëheq ekipin nga janari. Ai do të vijë së bashku me një ndihmës të nacionalitetit spanjoll”, ka thënë fillimisht Krasniqi.

“Skuadra do të ketë ndryshime, por të gjitha këto do t’i bëjmë në janar së bashku me trajnerin Kuqi”, përfundoi presidenti i ‘Industrialistëve’.

Ndryshe, Kuqi njihet për karrierën e madhe nderkombetare, ku ka luajtur edhe për klube të njohura të Ligës Premier si Neëcastle United, Sëansea City, Crystal Palace dhe Blackburn.

Si trajner, 47-vjeçari ka udhëhequr klubet finlandeze si FC Honka, PK-35 Vantaa dhe FC Inter Turku. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *