July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Zyrtare: Carlo Ancelotti e vazhdon kontratën me Real Madridin

1 min read

Klubi spanjoll, Real Madridi ka konfirmuar edhe zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me trajnerin italian, Carlo Ancelotti, për rinovimin e kontratës.

Gjatë ditës u raportua për një marrëveshje mes palëve, por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Real Madridi ka konfirmuar me anë të faqeve zyrtare kontratën e re trevjeçare të trajnerit Ancelotti.

“Real Madrid CF dhe Carlo Ancelotti kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e trajnerit tonë deri më 30 qershor 2026”.

“Në pesë sezonet e tij si trajner i Real Madridit, ai ka fituar 10 tituj: 2 Liga të Kampionëve, 2 Kupa të Botës për Klube, 2 Superkupa Evropiane, 1 Ligë, 2 Copa del Rey dhe 1 Superkupë Spanjolle”.

“Carlo Ancelotti është i vetmi trajner që ka fituar 4 Kupa Evropiane dhe ai që ka arritur më shumë fitore në historinë e këtij kompeticioni (118), si dhe është trajneri i parë që ka fituar pesë ligat kryesore evropiane (Itali, Angli, Franca, Gjermania dhe Spanja)”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *