July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Dalin pamjet, Mazzarri mbeti i vetëm në Romë pasi autobusi i skuadrës kishte shkuar pa të

1 min read

E çuditshme, por e vërtet,trajnerit të Napolit, Walter Mazzarri, iu desh të kthehej me taksi nga kryeqyteti i Romës, pas humbjes 2-0.

Tekniku italian ka mbetur i vetëm në Olimpico, pasi autobusi me futbollistët dhe pjesën tjetër të stafit janë nisur për në Napoli pa e pritur Mazzarrin.

Sipas La Repubblica, tekniku italian nuk u largua me autobus me ekipin dhe u detyrua të përdorte një udhëtim prej dy orësh me taksi për t’u kthyer në Napoli.

Një mbrëmje vërtetë e keqe për trajnerin e kampionëve në fuqi të Serisë A, i cili u afrua një muaj më parë nga De Laurentiis dhe në tetë ndeshje ka arritur vetëm tre fitore.

Mazzarri me valixhet e tij, priti ardhjen e një taksie që e ktheu në Napoli nga Roma plot 226 kilometra.

Dhe mbërritja ishte në agim. Ky moment epik nuk iu shpëtoi as kamerave dhe tekniku italian është bërë viral duke ecur i vetëm rrugëve.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *