Agim Ademi takohet me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, e jep një lajm nga Arabia

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka njoftuar se e ka takuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino në Arabinë Saudite.

Në fotografitë e publikuara, Ademi dhe Infantino shihen shumë të afërt njëri me tjetrin.

“Me Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino në Jeddah të Arabisë Saudite, ku po mbahet Kupa e Botës për klube. Diskutuam për prioritetet e FFK-së për vitin e ardhshëm, të përafërta me prioritetet dhe standardet e FIFA-s. Në muajin janar, delegacioni i FIFA-s viziton federatat kombëtare, përfshirë edhe FFK-në”, ka shkruar Ademi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *