Leverkuseni i pandalshëm, fiton me lehtësi ndaj Moldes

Leverkuseni i udhëhequr nga trajneri Xabi Alonso ka shënuar tjetër fitore dhe ka vazhduar shkëlqimin.
Leverkuseni të enjten mbrëma fitoi 5:1 ndaj Moldes, në ndeshjen e fundit të Grupit H të Ligës së Evropës dhe avancon nga vendi i parë në 1/8 e finales me 18 pikë nga gjashtë ndeshje.
Ishte fitorja e 20-të në 23 ndeshjet e fundit në ndeshjet zyrtare, ku ka edhe tri barazime.
Humbjen e fundit kjo skuadër e ka pësuar më 27 maj nga Bochumi 3:0, në kuadër të Bundesligës.
Patrik Schick, Edmond Tapsoba, autogoli i Martin Ellingsen, Adam Hlozek dhe Noah Mbamba, ishin shënuesit e golave për vendësit.
Eric Kitolano shënoi për skuadrën norvegjeze.
Granit Xhaka ishte në bankën rezervë te Leverkuseni.
Nga vendi i dytë në këtë grup në 1/16 e finales së Ligës së Evropës kualifikohet Qarabagu me 10 pikë.
Molde shkon në 1/16 e finales në Ligën e Konferencës me shtatë pikë, kurse Hackeni suedez eliminohet pasi nuk ka marrë asnjë pikë