July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Zekirija Ramadani: Ishte një derbi i vërtetë

1 min read

Drita ka arritur të marr tri pikë të plota në derbin e madh të futbollit të Kosovës me Gjilanin.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani mposhti Gjilanin me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm të këtij dueli e realizoi, Blerim Krasniqi.

Krasniqi gjeti golin që rezultoi të jetë i fitores në minutën e 66’të të takimit.

Pas ndeshjes për media foli trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani.

“Mendoj që ishte derbi i vërtetë, dy skuadrat bëmë më të mirën. Në pjesën e parë nuk arritëm ta fitojmë mesfushën, por në pjesën e dytë arritëm që të kishim një futbollist më tepër në mesfushë. Arritëm të shënojmë pas një rasti, një gol shumë i bukur i Blerim Krasniqit”, tha Ramadani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *