Ngjarje e frikshme para ndeshjes së futbollit shqiptar, shembet rrethimi i stadiumit

Një ngjarje pak e frikshme ka ndodhur përpara startit të takimit Bylis-Laçi, ku rrethimi i stadiumit “Adush Muça” është shëmbur.
Siç raportohet, kjo ngjarje ka ndodhur për arsye të shirave që kanë rënë orët e fundit.
Për fatin e mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar, por vetëm janë dëmtuar disa makina që ishin parkuar aty pranë.