Mbyllet pa gola pjesa e parë në Tiranë

1 min read

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzenit, ndeshje kjo që po luhet të Tiranë dhe i takon Grupit C të Ligës së Konferencës.

Pas 45 minutave lojë, rezultati është 0:0. Skuadra e Ballkanit ka dominuar më shumë se Plzeni gjatë pjesës së parë dhe vazhdimisht ka kërkuar golin e epërsisë.

Skuadra e Ilir Dajës pati dy raste të mira, por nuk ia doli ta zhbllokoj rezultatin.

Në minutën e 14-të, tentimin e Edvin Kuçit me kokë, e largoi nga vija e portës një mbrojtës i Plzenit. Ndërsa, gjuajtjen e Bernard Karricës (41’) nga distanca, e dëboi portieri i ekipit mysafir.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *