July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Barcelona nuk e lëshon kreun, fiton me përmbysje ndaj Portos

1 min read

Barcelona ka triumfuar 2-1 në shtëpi ndaj Portos në kuadër të rrethit të pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadra katalunase ishte duke humbur pas gjysmë ore lojë, kur Pepe realizoi për mysafirët nga një asistim i Galeno.

Por, festa e portugezëve zgjati vetëm dy minuta, pasi Joao Cancelo i barazoi shifrat në 1-1.

Me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë.

Në 45 minutat e dytë, Barcelona ishte më dominuese dhe shënoi golin e fitores.

Ishte minuta e 57-të kur Cancelo asistoi te Joao Felix, që realizoi për 2-1 dhe për tri pikë të reja.

Barcelona është lidere me Grupit H me 12 pikë, Porto dhe Shakhtari me nëntë, ndërsa Antwerpi e vetmja pa asnjë sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *