Drita shkarkon trajnerin Vavalis pas humbjes nga Prishtina

Klubi kosovar Drita e ka larguar trajnerin Akis Vavalis pas humbjes së sotme ndaj Prishtinës.

“Klubi jonë FC DRITA dhe trajneri Akis Vavalis kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Rezultati i ndeshjes së sotme ishte ajo që uli palët për të analizuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje më të mirë për klubin”.

Sipas njoftimit, të dyja palët janë pajtuar që nevojitet risi në klub, dhe këta të parët e kanë falënderuar trajnerin për profesionalizmin e tij.

“Nga të dy taboret u dakorduan që është momenti që të jetë një energji e re në krye të skuadrës”.

“Klubi jonë FC DRITA e falënderon trajnerin Vavalis dhe stafin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe ju dëshiron suksese.

Pas humbjes sot, gjilanasit ndodhen në vendin e tretë me 25 pikë, dhjetë më pak se Ballkani në vendin e parë pas 14 xhirosh.

Kjo njëherësh ishte humbja e tretë në katër takime për ish-kampionët e Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *