July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

“Gundogan-Kimmich nuk luajnë dot bashkë”, legjenda gjermane kritikon trajnerin

1 min read

Lothar Matthaus është kapur me Ilkay Gundogan dhe Joshua Kimmich, dy ndër futbollistët më të mirë të kombëtares gjermane.

Skuadra e Julian Nagelsmann humbi 2-3 miqësoren ndaj Turqisë, duke vijuar të shfaqë oshilacione në rezultate dhe probleme në skuadër.

Legjenda e futbollit gjerman, i cili flet troç dhe drejtpërdrejt rreth atyre që mendon, e sheh si problem faktin që Gundogan dhe Kimmich luajnë së bashku.

E vumë re edhe në Botërorin e Katarit, ata janë lojtarë shumë të ngjashëm. Ilkay dhe Joshua janë futbollistë të mëdhenj, do të thoja lojtarë të klasit botëror, por nuk luajnë mirë së bashku. Trajneri e ka një ide dhe e ka shpjeguar atë. Por, unë mendoja se testet dhe provat kishin mbaruar pas ikjes së Flick. Sistemi bazë i kombëtares gjermane duhet të jetë skema 4-2-3-1”, u shpreh ish-kapiteni i Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *