July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Zhegrova deklarohet për mos grumbullimin e tij në Kombëtare: Isha i gatshëm të vija për dy ndeshje

2 min read

Kosovo's Amir Rrahmani, right, celebrates with Edon Zhegrova after scoring against Greece during the World Cup 2022 group B qualifying soccer match between Greece and Kosovo at the Olympic stadium, in Athens, Greece, Sunday, Nov. 14, 2021. (AP Photo/Yorgos Karahalis)

Futbollisti dardan, Edon Zhegrova është deklaruar për mosgrumbullimin e tij në Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e këtij muaji. Ai ka thënë se ka qenë i gatshëm për dy ndeshjet me Zvicrën dhe Bjellorusinë porse është kushtëzuar që të jetë në të tri ndeshjet.

Reagimi i plotë i Zhegrovës:

“U rrita në Prishtinë me ëndrrën që një ditë do të luajë për Kombëtaren time.Edhe pse deri sa e krijuam Kombëtaren e Kosovës, mua mu ofruan shumë oferta, shumë joshje të jem diku tjetër, por për mua ishte vetëm një ëndërr, të luajë për atdheun tim, për Kosovën. Me muaj të tërë më kanë joshur tjerët me lloj-lloj oferte, ndërsa për Kosovën kam vendosur për 1 minutë bisedë me të ndjerin Fadil Vokrri, sepse e kam dëgjuar zemrën. Të dashur tifozë, ditët e fundit erdha në pikëpyetje të luajë apo mos të luajë nga njerëz brenda kombëtares, ata që vendosin për fatin e Kosovës në forma individuale dhe asnjëherë zyrtare. Të them të vërtetën, shumë herë isha pengesë e disa personave në kombëtare dhe thashethemet ishin drjetuar kundrejt meje shpesh por nuk kam folur asnjëherë vetëm të mos e prishi harmoninë e kombëtares, sepse kombëtarja është mbi të gjithë, mbi intrigat e thashethemet e njerëzve amatorë kundrejt meje. Ndeshjen e fundit nuk pata mundësi të jem pjesë e Kosovës për arsye tashmë të njohura pavarësisht dëshirës time të madhe. Ua kam bërë të ditur që për ndeshjet tjera dua të jem aty të ndihmojë kombëtaren me vullnetin maksimal por përgjigja e tyre ishte: Nëse nuk vjen këtë ndeshje, harroji edhe ndeshjet tjera, nuk po na duhesh. E çuditshme, sepse jam në formën më të mirë dhe dua të kontribuoj dhe të sakrifikojë gjithçka për Kombëtaren time. Njerëzit në kombëtare e dinë, që unë shpesh kam luajtur i lënduar dhe kam sakrifikuar edhe karrierën për fanellën e Kosovës. Ndaj Rumanisë, kam ardhur, kam luajtur ‘me një këmbë’, dhe asnjëherë nuk jam ankuar sepse këtë e bëj për nderin e shtetit dhe popullit dhe jo për njerëzit injorantë që bëjnë kalkulime dhe nuk ja duan të mirën e vendit! Shumë njerëz dhe dashamirë të mi më shkruajtën dhe më pyetën prandaj desha të jap këtë sqarim. Dhe asnjëherë nuk do të heshti ndaj padrejtësive. Unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë ‘Biri yt, Kosovë’. I juaji, Edon Zhegrova”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *