July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Dardanët U19 barazojnë me Sllovakinë në ndeshjen e parë kualifikuese 

2 min read

Kombëtarja e Kosovës U19 e ka nisur me barazim turneun kualifikues të Grupit 7 për Kampionatin Evropian 2024 që po zhvillohet në Maltë. Dardanët kanë barazuar me Sllovakinë, me rezultat 1:1. Pjesa e parë ndonëse ishte deri diku e nivelizuar u mbyll me epërsinë e sllovakëve, 1:0. Ishte mesfushori Tadeas Hajovsky, i cili në minutën e 22-të zhbllokoi shifrat e ndeshjes. Në këtë pjesë Dardanët me gjithë përpjekjet nuk arritën të ndryshojnë shifrat. Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe ngase djelmoshat e drejtuar nga Adil Maliqi e nisën lojën me aksione të furishme drejt portës sllovake dhe kështu në minutën e 48-të përfituan penallti, pasi Gashjani u faullua brenda zonës nga Oravec. E nga pika e bardhë i saktë u tregua Eliot Bujupi, duke barazuar shifrat 1:1. Në vazhdim sllovakët krijuan disa raste, por edhe Dardanët patë raste shënimi. Në kohën shtesë 90+5, Igball Jashari pati mundësi shumë të mirë, por golin ia mohoi shtylla pingule dhe kësisoj ndeshja u mbyll baras. Dardanët U19, të shtunën, në orën 11.00, ballafaqohen me Ukrainën, e cila sot e mposhti Maltën me rezultat 3:1. Përzgjedhësi Adil Maliqi pas ndeshjes u shpreh: “Ashtu si e kishim paraparë ishte kjo një ndeshje e fortë me një kundërshtarë të fortë. Nuk mund të jemi të kënaqur me lojë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë djemtë treguan karakter dhe barazuan madje me pak fat mund edhe të fitonim. I përgëzoj futbollistët për lojë dhe angazhim. Duhet të punojmë shumë për ndeshjen e radhës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *