July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Lloqi si pretekst…!

3 min read

Shkruan: Fekmi KONGJELI

E gjithë bota të dielen i kishte sytë në Kosovë,  duke pas parasysh peshën e përgjegjësisë për sigurinë e ekipit izraelit dhe lojës që po ashtu kishte peshë për shkak të rezultatit. Dhe që të dyja këto u arritën me sukses të jashtëzakonshëm. Siguria ishte për kompliment dhe padyshim këtu një falënderim i takon të gjithë akterëve të organizimit të ndeshjes, e sidomos FFK dhe Policia jonë. Rezultati po ashtu një fitore e merituar e Kombëtares tonë.

Në sport luftohet për rezultat dhe për t’u realizuar këto rezultate duhet krijuar parakushtet për sportistët dhe stafin. Dhe kur këto kushte krijohen ateherë në mungesë të rezultateve kërkohet edhe përgjegjësi. Dhe kush krijon kushte? Infrastruktura sportive në të gjithë globin e sidomos në botën perëndimore, ku edhe po pretendojmë, ndërtohet nga shteti, Qeveria qendrore, qeveritë lokale dhe akterët tjerë, sponsorët dhe aksionarët e klubeve, donatorët!!Federatat bashkëpunojnë me të gjithë akterët e lartcekur dhe shfrytëzojnë këto objekte gjithandej në përfaqësim të shtetit! Për fat të keq te ne është e kundërta!

Në vend që FFK-së t’i krijohen kushte dhe me këtë volum të ndeshjeve ndërkombëtare t’i ketë në dispozicion, së paku pas një çerek shekulli çlirim, në secilin rajon nga një stadium, i cili do t’i plotësonte kushtet dhe të ketë fusha futbolli të bollshme për stërvitje, që mos të jenë të ngarkuara fushat e lojës, e që të gjitha këto do t’ju shërbenin edhe klubeve të futbollit gjithandej Kosovës, ka vetëm pengesa dhe shigjeta në drejtim të kësaj organizate sportive. Mos të harrojmë që stadiumet e tilla kanë qenë edhe premtime që nga paslufta e sidomos para zgjedhjeve nga të gjitha partitë politike! FFK mundohet me kapacitetet që ka të ndihmojë po thuajse në tërë Kosovën të ndërtojë fusha futbolli, të bashkëpunojë me qeveri lokale dhe akterë tjerë.

Është e pafalshme kur shohim njerëz të politikës e të biznesit para lojëve me peshë brenda dhe jashtë duke dashur të jenë prezent në llozha VIP, duke u përkujdesur për staf e familjarë që të duken sa më “IN” në fotot që i bëjnë për rrjetet sociale! Po a nuk është turp që pas një çerek shekulli çlirim bota perëndimore të na krahasojë fushën e futbollit me shtallë të derrave. Sporti në përgjithësi dhe FFK në veçanti kanë arritur në baza vullnetare me entuziast gjithandej brenda dhe jashtë tani e 30 vite të mbajnë gjallë dhe ta ndërkombëtarizojnë sportin me kohen dhe buxhetin e vet.

Tani ju VIP-a të nderuar që këtyre kontribuesve për më shumë se 30 vite as vend të lirë në stadium nuk po i leni së paku na largoni nga lloqi që mos të bëhemi hor para botës! Nuk keni nevojë ta humbni as kohën e as ta dëmtoni buxhetin e juaj privat!

Fekmi Kongjeli është menagjer i licencuar i FIFA-s dhe përfaqësues i FFK-së për Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *