July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Ademi falënderon institucionet e sigurisë: Fitore në të gjitha aspektet për Kombëtaren e shtetin

2 min read

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet Euro 2024.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, i cili falenderoi ekipin kombëtar për lojën, por edhe Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera për organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj ndeshje të veçantë, e cila u zhvillua në masa të rrepta sigurie.

Më poshtë e gjeni postimin e Ademit:

Një ndeshje e përmbyllur me sukses për Kombëtaren dhe shtetin tonë në të gjitha aspektet 

Me këtë rast dua të falënderoj Policinë e Kosovës për organizimin e shkëlqyeshëm dhe angazhimin e jashtëzakonshëm për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje, duke dëshmuar edhe një herë profesionalizëm të lartë.

Po ashtu, falënderoj edhe të gjitha institucionet e tjera të sigurisë që na ndihmuan në mbarëvajtjen e kësaj ndeshje të veçantë dhe gëzimin e kësaj fitoreje e ndajmë bashkërisht.

Përgëzoj edhe ekipin tim organizativ si dhe kompaninë e sigurimit që ishte e angazhuar.

E qershia mbi tortë pa dyshim ishte fitorja e Kombëtares tonë. Lojtarët treguan angazhim dhe vetëmohim të jashtëzakonshëm në një fushë tejet të rënduar.

Përgëzime edhe për tifozët Dardanët, që edhe këtë herë me koreografi dhe mbëshetje të shkëlqyeshme treguan kulturë të lartë sportive.

Falënderime edhe për mediat që e pasqyruan këtë sukses jo të rastësishëm si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë sportiv.

Kosova është e të gjithëve!

Vazhdojmë për futbollin, me krenari e përgjegjësi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *