Tronditje te Bayerni; Neuer theu këmbën në skijim

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer e mbylli sezonin në një mënyrë katastrofike. Neuer pati një aksident me ski, i cili i dha fund sezonit të tij në futboll.

Manuel Neuer përjetoi një zhgënjim të madh në Kupën e Botës në Katar një javë më parë. Arsye për këtë ishte se Gjermania nuk arriti të kapërcejë grupin ku ishin Japonia, Spanja dhe Kostarika.

Pasi u kthye në Gjermani, ai shkoi me pushime, por duke bërë ski, u rrëzua dhe theu këmbën. Neuer njoftoi se ai kishte një operacion urgjent dhe se sezoni i tij ka përfunduar.

“Përshëndetje, çfarë të them, viti mund të kishte përfunduar më mirë. U përpoqa të “pastroj” kokën dhe shkova për ski, por theva këmbën. Dje u operova dhe gjithçka shkoi mirë. Falë ekipit tim mjekësor. Megjithatë, më dhemb kur di se sezoni ka mbaruar për mua”, ka shkruar Neuer.

Lëndimi i Neuer sigurisht që përfaqëson një goditje të madhe për ambiciet e Bayern Munich, veçanërisht në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *