July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Gliha publikon listën, ka mungesa të rëndësishme

1 min read

Selektori i Kosovës, Primozh Gliha ka publikuar listën për ndeshjen e këtij muaji. Në listën e tij, Gliha ka përfshirë 23 futbollistë, ku shumë prej tyre janë emra të rinj. Në listë ka ndryshime të shumta. Ka mungesa të rëndësishme, e po ashtu edhe emra të rinj. Prej mungesave të rëndësishme, janë kapiteni Amir Rrahmani, Edon Zhegrova, Betim Fazliji e Leart Paqarada.

Në anën tjetër, ftesë kanë marrë pesë futbollistë të Superligës së Kosovës, përfshirë portierin e Dukagjinit, Kenan Haxhihamzën dhe sulmuesin e Llapit, Muhamet Hysenin.Po ashtu, në listë janë përfshirë edhe Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi e Qëndrim Zyba. Është ftuar edhe sulmuesi i krahut, Alban Ajdini, i cili është pjesë e ekipit Lausanne Ouchy në elitën e futbollit zviceran.

Kosova këtë muaj i luan tri ndeshje në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”. Të parën, e ka të dielën në Prishtinë kundër Izraelit, ndërsa më pas do të luajë në udhëtim te Zvicra dhe me Bjellorusinë në shtëpi për ta mbyllur këtë cikël eliminator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *