April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq futbollisti 14-vjeçar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin ku ka vdekur futbollisti 14-vjeçar, Drinor Berisha.

Sipas Policisë ai ka qenë duke drejtuar një motoçikletë, kur është goditur nga një veturë. Bashkë me të në motoçikletë thuhet se ka qenë edhe një vajzë.

Rasti ka ndodhur të enjten pas mesditës.

“Fsh, Joviq-Malishevë 09.11.2023-14:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës një mashkull dhe një femër kosovare. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës viktima mashkull kosovar, trupi i të cilit me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Berisha ishte futbollist i shkollës së futbollit të Malishevës.

Federata e Futbollit e Kosovës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen Berishës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *