July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Dita e ndeshjes: Ballkani luan në udhëtim te Astana

1 min read

Ballkani luan sot (e enjte) në udhëtim të Astana në kuadër të ndeshjeve të grupeve në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës është mysafir i ekipit nga Kazakistani në ndeshjen e katërt të grupit C, e cila pritet të zhvillohet në “Astana Arena” nga ora 16:30.

Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje pas formës së mirë në kampionat dhe e motivon fakti që ky ekip e mposhti në ndeshjen e fundit në Prishtinë.

Në anën tjetër, vendasit janë të motivuar pas fitores si mysafir i Ballkanit dhe synojnë rezultat pozitiv për të shtuar gjasat për kualifikim në raundin tjetër.

Momentalisht, Ballkani renditet i treti në grup me tri pikë, po aq sa ka Astana e katërta, por edhe Dinamo Zagrebi i vendit të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *