April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Kosovare Asllani refuzoi të paraqitej në fotografinë e vitit te Milani – shkak Joviqi

Klubi i Milanit, sot e ka pasur ditën që të bëjnë fotografinë e vitit me të gjithë lojtarët e klubit, përfshirë atë të femrave.

Në klubin kuqezi luan edhe futbollistja me prejardhje nga Kosova e me nënshtetësi suedeze, Kosovare Asllani.

Ndërkaq, siç mëson Klankosova.tv, Asllani ka refuzuar që të fotografohet me një nga bashkëlojtarët e saj te ekipi i meshkujve.

Klankosova.tv nga burime të afërta me lojtaren ka mësuar se futbollistja ka refuzuar kategorikisht që të fotografohet me lojtarin serb, Luka Joviq.

Bëhet e ditur se as konsultimet e gjata të klubit të Milanit nuk kishin sukses që ta bindnin Asllanin që në fotografi të jenë edhe ajo edhe Joviqi.

Më 30 qershor, 2022, klubi italian njoftoi se ka arritur të nënshkruajë për shërbimet e Asllanit.

Reprezentuesja suedeze, e cila ka luajtur për Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Real Madrid, ka kontratë me AC Milan deri në vitin 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *