July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Daja: Astana ka në favor klimën dhe tifozët, por s’kemi ardhur të dorëzuar

2 min read

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur në konferencë për media për ndeshjen ndaj Astanas, në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja mes Astanas dhe Ballkanit luhet të enjten nga ora 16:30. “Nëse marrim krahasimin, Astana ka më shumë eksperiencë se ne në garat evropiane. Ka më shumë ndeshje ndërkombëtare se ne. Ne jemi për herë të dytë që marrim pjesë në garat evropiane. Në udhëtim e kemi më të vështirë, pasi Astana ka në favor klimën dhe mbështetjen e publikut. Prandaj presim ndeshje të vështirë, por nuk kemi ardhur të dorëzuar. Përtej vështirësive edhe ne do të kërkojmë maksimumin në këtë ndeshje”, ka thënë Daja.

Trajneri Daja tregoi se Ballkani udhëtoi të hënën për në Astana të Kazakistanit, në mënyrë që lojtarët të përshtaten me klimën dhe orën, pasi Astana është pesë orë para Kosovës.

“Sigurisht neve na pëlqen të jemi fitues, por është ndeshje e vështirë. Astana ka ekip goxha të mirë, si në aspektin fizik, ashtu edhe taktik. Por nuk mund të jap përqindje ai që do ta fitoj ndeshjen, sepse futbolli është një sport jo shkencë ekzakte dhe unë përgatis ekipin tim për t’u futur në fushë për ta fituar ndeshjen”.

“Fusha me bari sintetik? Nuk është problem i madh, pasi edhe ne si vendës luajmë në fushë me bari sintetik. Përparësi do ta kenë vetëm mbështetjen e publikut, por edhe për ne do të jetë mirë, pasi futbolli luhet për publikun dhe ne do të mundohemi ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, ka thënë Daja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *