June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic flet pas fitores ndaj Brazilit, ai ka një dedikim

Kroacia është në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Brazilin me penallti.

Brazilianët kaluan në avantazh në vazhdime me Neymar, por Bruno Petkovic shënoi për 1-1 dhe e çoi ndeshjen në penallti, ku kroatët ishin më të saktë.

Pas fitores foli përzgjedhësi Zlatko Dalic, i cili këtë triumf atyre që shkruajnë dhe e mbrojnë Kroacinë.

“Kjo është një fitore për popullin kroat. Urime djemve. Ne eliminuam favoritin më të madh. Kjo është Kroacia”.

“Mos na nënvlerësoni kurrë, e thashë. Ky nuk është fundi ynë, le të vazhdojmë. Kjo është një fitore për Kroacinë. Të gjithë dhanë maksimumin”.

“Dua të përshëndes të gjithë miqtë e mi që shkruajnë për Kroacinë. Kënaquni, ju që e mbroni Kroacinë, kjo ishte për ju. Këta lojtarët e mi nuk janë normalë”, ka thënë Zlatko Daliq pas ndeshjes për HRT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *