April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Zyrtare: Rrahmani i bashkohet Kosovës për ndeshjen me Izraelin

Amir Rrahmani pritet t’i mungojë Napolit në ndeshjen ndaj Empolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 12 nëntor, në ditën kur edhe Kombëtarja e Kosovës do të ketë ndeshje për të zhvilluar.

Rrahmani do të ftohet nga Primoz Gliha, për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Izraelit, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Kjo ndeshje ishte e paraparë që të zhvillohet më 15 tetor, por që u shty shkaku i situatës që u krijua pas konfliktit mes Izraelit e Palestinës.

Sipas “Corriere dello Sport”, Napoli është pajtuar për të liruar 29-vjeçarin që t’i bashkohet “Dardanëve” – andaj Rudi Garcia nuk do të mund të llogarisë në të për ndeshjen ndaj Empolit.

Gjithsesi, Rrahmani do të jetë i gatshëm për të ndihmuar Napolin në ndeshjen ndaj Union Berlinit në Ligën e Kampionëve, që zhvillohet të mërkurën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *