April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Habit kreu i bandës kosovare në Spanjë: Mund të kisha grabitur Messin, por nuk e bëra pasi e respektoj shumë

Vjedhjet dhe grabitjet e shtëpive të futbollistëve janë kthyer në trend. Viktima e fundit e grabitësve ishte Sergio Ramos dhe një nga kriminelët që merret pikërisht me punë të tilla ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle El Espanol, transmeton Ballkani.info.

Bëhet fjalë për kreun e bandës kosovare i njohur vetëm me emrin Alberto. Thuhet se Alberto është njeriu kryesor i bandës, e cila numëron mbi njëqind vepra kriminale.

“Ne grabitëm Karim Benzema dhe një herë u përpoqëm të grabisnim Cristiano Ronaldon. Ne hymë në shtëpinë e tij në Madeira, por plaçka që gjetëm atje nuk ishin joshëse. 11 vjet më parë ne hymë në shtëpinë e Johan Cruyff, as nuk e dinim se ishte i tij. E kuptuam se i kujt ishte kur pamë fotot në mure. Arritëm të vidhnim sende me vlerë rreth 20 mijë euro”, tha ai, më pas zbuloi se Lionel Messi ishte i vetmi futbollist që mundi ta grabiste, por nuk donte.

“Disa herë kam ndaluar njerëzit që donin të hynin në shtëpinë e Messit. Sigurisht, nuk mund t’i ndaloj të gjitha përpjekjet e tilla, por këtë herë munda. Jam shumë krenar për këtë. Mund ta kisha grabitur vetë Messin, e kisha mundësia për të hyrë në shtëpinë e prindërve të tij rreth një vit më parë. Nuk e bëra nga respekti për Messin”, ka pwrfunduar ai. /Ballkani.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *