July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Haxhiu godet keq Eroll Salihun: Në kohën tuaj gjyqtarët dëmtonin më qëllim dhe nuk merrnit masa

2 min read

Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” në T7 me protagonistë përfaqësuesin e skuadrës mitrovicase Trepça, Avni Haxhiu dhe ish sekretarin e FFK-së, Eroll Salihu.

Derisa ky i fundit hidhte akuza në adresë të futbollit tonë, numri një i mitrovicasëve i cili njihet si një investitor i madh në futbollin kosovar, ka thënë se sot futbolli ynë është më mirë se kurrë, duke i kujtuar Salihut se në kohën kur ai ishte sekretar gjyqtarët dëmtonin qëllimisht dhe nuk kanë gjen në gjendje të marrin masa.

“Nuk dua ta luaj avokatin e askujt, por them se sot futbolli është shumë më mirë. Të ju kujtoj zoti Salihu një rast, kur skuadrës sime Trepçës, ju janë dhënë 5 kartonë të kuq në një ndeshje, a e mani në mend që një klubi kosovar të ju jenë dhënë pesë karton të kuq? Kur kam ardhur te ju dhe Fadil Vokrri për të shprehur shqetësimin tim, t’i kë thënë se nuk guxojmë t’i dënojmë gjyqtarët. Pra nuk keni qenë të zotë të merrni masa. Në atë kohë ka qenë një amulli e paparë dhe nuk dihej kush po udhëheq me futboll. Dallimi sot më atë kohë është radikal dhe këtë e kanë pranuar edhe këta që janë kundër Federatës”, ka thënë Haxhiu.

“Nuk është aspak e vërtet që klubet që janë të afërta më federatën ndihmohen nga gjyqtarët. Skuadra ime në sfidën me FC Suharekën është dëmtuar keq nga gjyqtarët duke mu kmohuar një penallti e pastër, dhe unë e kam pranuar si gabim njerëzor dhe nuk e kam akuzuar askënd”, ka thënë ndër të tjera Avni Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *