February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Xavi: Barça e meritoi fitoren – Reali s’krijoi asgjë, fitoi me dy raste

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka thënë se skuadra e tij i ka merituar tre pikët në humbjen ndaj Real Madridit, me rezultat 1-2.

Xavi ka potencuar se Reali krijoi më pak raste se Barcelona, teksa shtoi se u mungoi konkretizimi, transmeton Klankosova.tv.

“Ne dominuam 60 minuta, por ky është futbolli. Ne kemi nevojë për pesë ose gjashtë raste për të shënuar dhe ata, me dy ose tre, shënojnë dy gola. Është dallimi”, ka thënë Xavi.

“Na mungonte efektiviteti. Ajo që propozuam shkoi mirë, ishim të qetë, të duruar… Ndoshta po e ekzagjeroj, por ndjenja që kam nga pankina është se e merituam të fitonim”.

Pas humbjes, Barça gjendet katër pikë prapa Real Madridit pas 11 ndeshjeve. Humbja ishte e para për ta këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *