June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Granit Xhaka reagon në rrjetet sociale pas eliminimit të Zvicrës nga “Katar 2022”

Kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale pak ditë pas eliminimit nga Kupa e Botës “Katar 2022”.

Zvicra u eliminua në fazën e eliminimit direkt pas humbjes nga Portugalia me rezultat të thellë 6:1.

Disa ditë pas kësaj humbje, futbollisti nga Kosova, Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij privat në “Instagram” për të bërë një reagim.

Ylli i Arsenalit ka falënderuar të gjithë për mbështetjen teksa shton se do të rikthehen edhe më të fortë.

“Ndonjëherë futbolli dhemb. Vërtetë për të ardhur keq që Kupa jonë e Botës përfundoi ashtu siç përfundoi”.

“Por dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë turneut – kjo do të thotë vërtet shumë për ne”. “Do të japim gjithçka për t’u rikthyer më të fortë, Përfaqësuesja e Zvicrës”, ka shkruar Xhaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *