July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

“Të qenit kosovar, nuk të bën më pak shqiptar”!

2 min read

Shkruan: Alban Lumi

Shteti ka lindur si organizim i avancuar i shoqërisë, kur Shqipëria ia doli së paku me këto kufij të ndërtojë shtetin, pjesa më e madhe mbetën jashtë, derisa ne vazhdimisht kërkonim bashkim, linden rrethana të reja.

Por tani kur ne e ndërtuam shtetin si organizim shoqëror, si Kosovë, duhet ta zhvillojmë e përfaqësojmë në mënyrën më të mirë.Nuk na bënë më pak shqiptar si etni, e komb si kosovar ta ruajmë e përfaqësojmë Kosovën para të gjithëve.Edhe në kushtetutën e Kosovës shkruan shumë qartë: neni 3. Republika e Kosovës përbëhet nga shqiptaret dhe të tjerët. Falë këtij organizimi të shtetit tonë, tanimë edhe sporti ynë gjeti hapësirë në arenën ndërkombëtare.Futbolli si sporti më popullor e kur kombëtaret zhvillojnë takimet e tyre, shpesh herë ngritën zëra se për kë futbollistët duhet luajtur Shqipërinë apo Kosovën. Edhe pse në shikim të parë është e thjeshtë ata të Kosovës duhet ta zgjedhin atë para të gjithave!Falë shtetit të Kosovës, krahas katër skuadrave të Shqipërisë edhe katër skuadra nga Kosova po paraqiten në garat evropiane.

Mundësi e madhe, për promovimin e futbollistëve edhe te kombëtarja, derisa më parë ishte shumë e vështirë për një futbollist të zhvilluar në Kosovë të merrte ftesë te Shqipëria, tani kemi 50 futbollist shqiptar te Shqipëria e Kosova që paraqiten për kombëtaret respektive në çdo raund të kualifikimeve!E nëse i numërojmë edhe kategoritë zinxhirë numri i tyre rritet dukshëm. Ndërkaq prezenca e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, në forumet më të mëdha e nxjerrja e projekteve të ndryshme për futbollin kosovar e ka vlerën e vet! Ademi është pjesë e komisionit Het-trick të UEFA-së, më i rëndësishmi për projektet si vendi ynë!Se sa na ka ba mirë organizimi Kosovës si shtet e përparimi i futbollit kosovar, shikoni sukseset e kampionit të Kosovës, FC Ballkani, duke qenë skuadra e vetme shqiptare, e cila ia doli të futej në grupet e një Lige Evropiane të futbollit, për të dytin vit me radhë! Këtë mundësi ia dha pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA e organizimi i saj si shtet. Andaj duhet ta ruajmë si sytë e ballit e ta përfaqësojmë në mënyrën më të mirë!

Ti Kosovë, shteti im më jep nderë e krenari!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *