June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

“Afrim Bunjaku, hero i kombit” – transparenti në ndeshjen Shqipëri – Bullgari

Një transparent është shfaqur në miqësoren që  Shqipëria po e zhvillon ndaj Bullgarisë

Gjatë pjesës së parë që përfundoi 1-0 në të mirë të tanëve, kamerat kishin në fokus një transparent tejet brilant.

“Afrim Bunjaku, hero i kombit”, shkruhen në transparentin e mbajtur nga tifozët shqiptarë, si shenjë nderimi për heroin e vrarë nga terroristët serbë në Banjskë të Mitrovicës së Veriut në fund të muajit të kaluar.

Një tjetër transparent është shpalosur në stadium, ku shkruhet “Kur je mirë, të duan të tanë”.

Kjo është vetëm një ndeshje miqësore për tanët, ndërsa pas gjashtë ndeshjesh zyrtare, Shqipëria ka marrë 13 pikë dhe kryeson grupin eliminator të Gjermani 2024, ndërsa i duhet vetëm një pikë për të kaluar grupin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *